KreuStil Jetese

Eksperti mbretëror: Harry dhe Meghan, divorc brenda pesë vjetësh!  

Eksperti mbretëror: Harry dhe Meghan, divorc brenda pesë vjetësh!

Një ekspert mbretëror ka reaguar ndaj thashethemeve se Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle po kalojnë një krizë martesore. Ai jo vetëm nuk i hodhi poshtë, por përkundrazi i përforëcoi keta zera me pohimet se dyshja mund të divorcohen brenda pese viteve të ardhshme.  

Është folur shpesh këto kohë për vijimësinë e ciftit dhe disa kritikë janë të bindur se lidhja e tyre nuk do të zgjasë. Marrëdhënia e Dukës dhe Dukeshës së Sussex është kthyer në një temë diskutimesh të zjarrta, sidomos pasi u mësua se ata po kalojnë një moment të vështirë në marrëdhënien e tyre, shkruan Daily Express. 

Sipas prezantuesit të TalkTV, Jeremy Kyle dhe kritikut mbretëror Charlie Rae, Meghan do të qëndrojë në SHBA me dy fëmijët e tyre në momentin e ndarjes, ndërsa Princi Harry do të kthehet përgjithmonë në Mbretërinë e Bashkuar. Duka i Sussex-it thuhet gjithashtu se ka një dhomë hoteli në Kaliforni, ku të qëndrojë në momentin e pare te largimit nga familja e tij. 

Si Kyle, ashtu edhe Rae bënë parashikimin tronditës e shprehen se : “E vetmja mënyrë që Harry dhe Meghan të mund të fitojnë para është duke kritikuar të vetmen gjë, pjese e se ciles thonë se nuk duan të jenë”.

Tags:

Home bordo