KreuStil Jetese

Evi Reçi në pritje të ëmbël? Komenti i moderatores befason ndjekësit!

Evi Reçi në pritje të ëmbël? Komenti i moderatores

Evi Reçi dhe Kledi Hysi prej kohësh po shijojnë romancën e tyre. Edhe pse fillimisht dyshja vendosën ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre, rreth dy muaj më parë ata konfirmuan romancën, duke publikuar foto krah njëri-tjetrit.

Së fundmi ata ndodhen në jug të Shqipërisë, gjë të cilën e kanë zbuluar vetë ata me anë të postimive që kanë bërë në rrjetet e tyre sociale. Në një prej tyre, vëmendjen e ndjekësve e mori komenti i mikeshës së saj Arjola Shehut.

“Xoga ime. Diku aty pashë një gjë…thjesht po e them”, ka shkruar Arjola, komenti i cili i ka bërë shtuar dyshimet se mos ndoshta Evi është në një pritje të ëmbël. Ndjekësit u bënë edhe më konfuzë pasi këngëtarja u përgjigj me disa emoji..

A post shared by EVI RECI (@evireci)

Edhe nuk dihet nëse vërtet komentet kanë të bëjnë me pritjen e një fëmije apo kanë të bëjnë me diçka tjetër.. Na mbetet të presim..

Tags:

Home bordo