KreuStil Jetese

Taylor Swift ndahet nga Matty Healy, një ditë pasi ai puthi rojën e sigurisë!

Taylor Swift ndahet nga Matty Healy, një ditë pasi ai puthi rojën

Taylor Swift dhe Matty Healy u ndanë pas vetëm një muaji lidhje, një ditë pasi qarkulloi lajmi se këngëtari puthi një roje sigurie në Danimarkë. Një person në rrethin e tyre të ngushtë foli për marrëdhënien e tyre për ET, “Taylor dhe Matty u ndanë. Ata të dy janë jashtëzakonisht të zënë dhe e kuptuan se nuk janë vërtet për njëri-tjetrin”.

Sipas burimit të brendshëm, “Miqtë e Taylor-it duan atë që është më e mira për të dhe nuk janë të shokuar që marrëdhënia e tyre përfundoi”. Thashethemet për lidhjen e tyre nisën kur ata shiheshin vazhdimisht bashkë që nga fillimi i majit, ai e shoqëronte edhe në shfaqje të ndryshme të turneut të saj.

Paparacët i panë së bashku  edhe në studion e regjistrimit të NYC’s Electric Lady, dhe gjithashtu duke u puthur dhe përkëdhelur në një hotel të famshëm në Manhattan.

Kujtojmë që romanca e tyre nuk u prit mirë nga fansat, pasi ky i fundit kishte bërë disa deklarata raciste për reperin e njohur Kanye West dhe Ice Spice.

Tags:

Home bordo