KreuStil Jetese

Arnold Schwarzenegger kujton momentin kur i rrëfeu gruas se kishte një fëmijë me shërbyesen!

Arnold Schwarzenegger kujton momentin kur i rrëfeu gruas se kishte një

Në dokumentarin “Arnold”, i disponueshëm në Netflix, Arnold Schwarzenegger ka folur për pabesinë e tij me shërbëtoren e shtëpisë Mildred Barea, ndaj gruas së tij mbi 20-vjeçare, Maria Shriver. Në vitin 2011, Arnold Schëarzenegger dhe gruaja e tij, Maria Shriver, kishin vendosur t’i nënshtroheshin terapisë në çift në një përpjekje për të shpëtuar martesën e tyre.  

Pikërisht gjatë një prej këtyre seancave, aktori 75-vjeçar rrëfeu pabesinë e tij me shërbëtoren e shtëpisë, Mildred Barea. Dhe konfirmoi se djali i saj, Joseph, i lindur në 1997, ishte gjithashtu i tij.“Ajo dëshiron të dijë nëse je babai i Jozefit”, thuhet se e pyeti terapisti Arnold Schwarzenegger. “Mendova se zemra ime kishte pushuar së rrahuri. Dhe përfundova duke thënë të vërtetën”, shpjegon ai.

“Po, Maria. Jozefi është djali im”, kujton ai se ishte përgjigjur. Një rrëfim që “shkatërroi dukshëm” Maria Shriver, e cila bëri menjëherë kërkesën për divorc. Për vite me radhë, Arnold Schwarzenegger pranon se ka provuar gjithçka për të fshehur të vërtetën. “Fillimisht, nuk isha i sigurt. Por sa më shumë që rritej, aq më e dukshme bëhej. Pas kësaj, pyetja ishte se si ta fshihnim atë,” rrëfen Schwarzenegger.

“Divorci ishte shumë, shumë i vështirë në fillim. Ajo dhe unë jemi miq shumë të mirë dhe shumë të afërt. Dhe ne jemi shumë krenarë për mënyrën se si i kemi rritur fëmijët tanë”, shpjegon babai i Katherine, 33, Christina, 31, Patrick, 29, dhe Christopher, 25.

Për Maria Shriver, dështimi i martesës së saj me aktorin ishte një mundësi për ta njohur veten më mirë. “E pyeta veten: ‘Cili ishte roli im? Çfarë mund të kisha bërë më mirë? Çfarë më futi në këtë situatë? Bëra gjithçka që munda për të gjetur përgjigjen”.

Tags:

Home bordo