Tashmë është kthyer në një problem global: Gjithmonë e më shumë çifte po përballen me vështirësi në ngjizjen e një fëmije. Rreth një në gjashtë njerëz në mbarë botën hasen me infertilitetin në një moment të jetës së tyre, sipas një raporti të ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), i cili tregon se asnjë kontinent nuk është më mirë.
“Kjo është një çështje globale që prek njerëzit në të gjitha vendet dhe në të gjitha sferat e jetës,” u tha gazetarëve Dr Gitau Mburu, një shkencëtar i fertilitetit në OBSH.
Infertiliteti përkufizohet si “një sëmundje e sistemit riprodhues të mashkullit apo femrës e përcaktuar nga dështimi për të arritur një shtatzëni pas 12 muajsh ose më shumë të marrëdhënieve të rregullta seksuale të pambrojtura”.
Të dhënat sugjerojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë njerëz jetojnë me këtë problem nëpër botë. Raporti tregon se raporti thotë se prevalenca ishte 17.8 përqind në vendet me të ardhura të larta dhe 16.5 përqind në shtete me të ardhura të ulëta dhe të mesme. “Raporti zbulon një të vërtetë të rëndësishme – infertiliteti nuk diskriminon”, u shpreh në një deklaratë Tedros Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
