KreuStil Jetese

Ndryshimi fizik i Justin Timberlake, 42 vjeç, bën që mediat të flasin!

Ndryshimi fizik i Justin Timberlake, 42 vjeç, bën që mediat

Në ceremoninë e fundit të “iHeartRadio Music Awards” morën pjesë artistë të shumtë, përfshirë yllin e muzikës Justin Timberlake, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak të transformimit të tij fizik. Këngëtari mund të jetë ende në formë të mirë, por përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë humbur rastin të vënë në dyshim pamjen e tij.

Shumë përdorues e konsideruan modelin e tij të flokëve si “të çuditshëm”, ndërsa të tjerë folën për shtimin e tij në peshë. Timberlake është 42 vjeç dhe rrudhat janë shfaqur në fytyrën e tij, gjithsesi ai ka vendosur të mos i nënshtrohet ndonjë operacioni plastik.

Ndërsa disa përdorues e kritikuan Timberlake-n, të tjerë qëndruan pranë idhullit të tyre, duke theksuar se njerëzit nuk mund t’i mposhtin vitet dhe pamja e tij fizike është mëse normale.

Kujtojmë që Justin Timberlake dhe bashkëshortja Jessica Biel, janë të martuar që nga viti 2012 pas disa vitesh lidhje. Ata kanë dy djem së bashku, Silas, i lindur në prill 2015 dhe Phineas, i lindur në korrik 2020.

Tags:

Home bordo