KreuStil Jetese

Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Kristaq Mitro!

Ndahet nga jeta regjisori i njohur, Kristaq Mitro!

Regjisori i njohur shqiptar, Kristaq Mitro, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur artisti Mevlan Shanaj me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve!”, ka shkruar ai.

Filmat e tij të realizuar ndër vite kanë mbetur për publikun, ndërsa vlerësimet nuk kanë munguar jo vetëm brenda kufijve shqiptarë, por dhe më gjerë.

Kontribut të çmuar ka dhënë edhe si pedagog në Universitetin e Arteve në Tiranë në degën regji filmi dhe televizioni.

Filmat që Mitro ka realizuar janë:

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF