Babai i Dea Mishel mendon se këtë edicion të Big Brotther VIP, duhet ta fitojë e bija. Bujar Hoxha ishte i ftuar në “Wake Up”, ku foli për rrugëtimin e saj në këtë format.
Ai i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.
Ndërkohë, ka bërë edhe komentet e tij lidhur me Olta Gixharin, për të cilën tha se është fituesja morale e këtij “Big Brother”, teksa nuk u kurseu ironitë për Luizin.
“Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur ajo që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin.
U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.”- tha ai.
