Jared Leto, i cili di të bëjë bujë në tapetet e kuq dhe në skenë, do të luajë një nga emrat më të mëdhenj të modës, stilistin e ndjerë Karl Lagerfeld në një film biografik.
Aktori fitues i Oscarit teksa ka folur për “Women’s Wear Daily” për stilistin e ndjerë gjerman, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare, tha, “Ndihem sikur ky është një moment përmbushës dhe Karl do të ishte krenar për atë që po bëjmë”.
Leto zbuloi se do të luante marrëdhëniet kyçe në jetën e Karl Lagerfeld, “Roli im është ta portretizoj në ekran sa më sinqerisht të jetë e mundur”, shtoi ai më tej.
Lagerfeld vdiq në vitin 2019, por para vdekjes së tij, sipas WWD, Leto i tha se donte ta portretizonte atë dhe stilisti thuhet se u përgjigj, “Vetëm ti, i dashur, vetëm ti”.




