KreuBusull

Miqtë e Kanye West të shqetësuar për shëndetin e tij mendor!

Ka shqetësime në rritje në mesin e njerëzve të afërt të Kanye West se ai po përjeton probleme me shëndetin mendor.

Burime pranë reperit thonë se sjellja dhe veprimet e fundit të tij janë si rezultat i një krize mendore dhe besojnë se është një nga problemet më serioze që ka pësuar ai.

Kjo sjellje sipas burimeve filloi kur ai pushoi nga puna publicistin për shfaqjen e tij të Modës në Paris, hodhi poshtë planet që kishte për shfaqjen dhe organizoi një të re ku mori vëmendje me bluzën me sloganin “White Lives Matter”.

Miqtë e tij janë duke u përpjekur për të bindur atë që të kërkojë ndihmë profesionale.

Thuhet se ai mezi fle. Kujtojmë që gjumi ishte një nga faktorët kryesorë që West u shtrua në spital në vitin 2016 dhe në vitin 2019, teksa u tha se vuan nga çrregullimi bipolar.

Tags:

Home