Ndarja e Wanda Nara-s nga futbollisti i famshëm Mauro Icardi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike.
Pasi Wanda kërkoi divorcin dhe konfirmoi ndarjen, shumë shpejt qarkulluan lajmet se ajo po takohej me këngëtarin e njohur me nofkën L-Gante.
Gjë që është konfirmuar së fundmi në programin “La Noche de Mirtha”, nga vetë këngëtari, i cili ka lënë të kuptohet se po takohet me Wandan. “Ajo është e bukur, ajo është një grua e bukur. Unë po e njoh. Ne po njohim njëri-tjetrin”, tha L-Gante kur u pyet nëse ishte në një lidhje me nënën e 5 fëmijëve.
Biseda rreth tyre nisi kur një nga të ftuarit, Marina Calabró, që tha se këngëtari mbërriti në program me një makinë që i përket Wandas.
Ndërkohë Pepe Ochoa, drejtuesi dixhital i “La Noche de Mirtha” në promon e programit raportoi, “Epo, ne kemi mbaruar regjistrimin e programit të Juana Viale dhe Mirtha Legrand dhe unë rekomandoj të mos humbisni programin nesër në mbrëmje, sepse L-Ghent konfirmon marrëdhënien e tij me Wanda Narën”.





