KreuBusull

Ky është vendi më i lumtur në botë!

Së fundmi janë publikuar të dhënat e fundit të Raportit Botëror të Lumturisë, i cili bazohet në të dhënat e sondazheve globale në rreth 150 vende dhe tregon se cilët janë vendet që kanë popullsinë më të lumtur.

“Surpriza e madhe ishte se globalisht, në një mënyrë të pakoordinuar, ka pasur rritje shumë të mëdha në të tri format e dashamirësisë: Bamirësia, ndihma për një të huaj dhe vullnetarizmi”, tha John Helliwell, një nga tre redaktorët themelues të raportit të lumturisë.

 

Sipas tij për të pestin vit me radhë, Finlanda vijon të kryesojë listën si vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i “Gallup”.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe të gjitha qëndrojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij: jetëgjatësi e shëndetshme, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Lista e 20 vendeve më të lumtura në botë:

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF