KreuBusull

Lot, dridhje zëri, refuzim për të vrarë civilë; përgjimet e ushtarëve rusë tregojnë se ata nuk e duan këtë luftë!

Ushtarët rusë që marrin pjesë në pushtimin e Ukrainës janë në ‘rrëmujë të plotë’, sipas regjistrimeve zanore të siguruara nga një kompani britanike e inteligjencës. Mesazhet e përgjuara të radios tregojnë se trupat po refuzojnë t’i binden urdhrave të komandës qendrore për të bombarduar qytetet e Ukrainës dhe po ankohen për mbarimin e furnizimeve me ushqim dhe karburant. Regjistrimet janë ndër rreth 24 orë materiale të marra nga firma e inteligjencës ShadoëBreak që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës javën e kaluar.

Në një nga bisedat e përgjuara, të publikuara nga The Telegraph, një ushtar thuhet se duket sikur po qan. Në një tjetër, një ushtar dëgjohet duke humbur durimin kur pyet se kur do të arrijë ushqimi ose karburanti. Ai thotë: ‘Kemi tre ditë këtu! Kur dreqin do të jetë gati?’

Një mesazh i tretë zbulon një shkëmbim të tensionuar në të cilin i njëjti ushtar duhet t’i kujtojë një kolegu që flet nga një qendër komandimi se ata nuk mund të përdorin artileri në një zonë derisa civilët, të cilët etiketohen ‘mallrat’, të largohen. Themeluesi i ShadoëBreak, Samuel Cardillo, 26 vjeç tha për The Telegraph se atij i ishin dërguar mesazhet nga amatorë që dëgjonin me antena.

Ai tha se në përgjimet e siguara është vënë re se operativët rusë po veprojnë në rrëmujë të plotë.

“Ata nuk e kanë idenë se ku po shkojnë dhe si të komunikojnë vërtet me njëri-tjetrin siç duhet. Kishte periudha kur i dëgjuam ushtarët rusë duke qarë në luftime apo edhe raste kur dëgjoheshin teksa ofendonin njëri tjetrin me fjalë banale si pasojë e mosorganizimit”; tregoi Cardillo

Cardillo tha se disa nga mesazhet ishin gjithashtu ‘provë e krimeve të luftës’ sepse zbuluan urdhër për të lëshuar raketa në zonat urbane.

Regjistrime të tjera video thuhet se tregojnë ushtarët rusë që tërhiqen përsëri në Rusi pasi u zhgënjyen, ndërsa një mesazh me tekst i dërguar nga një ushtar nënës së tij thuhet se thoshte: “E vetmja gjë që dua tani është të vras ​​veten”.

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane i tha New York Times të martën se disa trupa kanë ‘shpuar qëllimisht vrima’ në rezervuarët e benzinës së automjeteve të tyre me shpresën për të shmangur luftimin.

Pjesë të ushtrisë ruse po përdorin ende radio analoge të dyanshme ‘ëalkie talkie’, duke i bërë ato më të prekshme ndaj përgjimit. Forcat ukrainase thuhet gjithashtu se nuk e kanë pasur problem bllokimin e komunikimeve ruse dhe ndërprerjen e tyre me tingujt e himnit të tyre kombëtar.

Komunikimet thuhet gjithashtu se tregojnë se ushtarëve u është thënë se do të hasnin pak rezistencë pas hyrjes në Ukrainë.

Në vend të kësaj, forcat ukrainase janë tani në ditën e nëntë të rezistencës ndaj sulmit rus dhe videot e shumta zbulojnë civilët që përballen me trupat dhe kolonat pushtuese

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF