Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një konference për shtyp në Moskë ka krahasuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Hitlerin dhe Napoleonin.
Lavrov tha se SHBA po përpiqet t’u imponojë rusëve pikëpamjet e tyre për të ardhmen e Evropës.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane. Ata thonë se nuk kanë nevojë për Nord stream 2 dhe se energjia do të sigurohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Napoleoni dhe Hitleri, ata kishin objektivin që të kishin të gjithë Evropën nën kontrollin e tyre. Tani amerikanët e kanë vënë Evropën nën kontroll”, tha Lavrov.
Teksa citoi fjalët e presidentit amerikan Joe Biden se “alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një Luftë e Tretë Botërore”, Lavrov tha se Lufta e Tretë Botërore mund të jetë vetëm bërthamore.



