Ndërsa BBC World TV hapi programacionin e tij me raportet për një sulm rus në një kullë televizive në kryeqytetin Kiev më 22 shkurt, televizioni shtetëror rus po njoftonte se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmet në qytetet e saj.
Pra, çfarë po shohin shikuesit rusë për luftën? Çfarë mesazhesh po dëgjojnë ata nëpërmjet televizioneve atje? Më poshtë është një fotografi e asaj që rusët e zakonshëm do të kishin marrë, të martën më 1 mars, teksa kanalizoheshin nëpër stacionet televizive kryesore të vendit, të cilat kontrollohen nga Kremlini.
‘Mirëmëngjes’, në ‘Channel One’ të kontrolluar nga shteti, një nga kanalet më të njohura të Rusisë, për vëzhguesit e rastësishëm nuk është ndryshe nga transmetimi i mëngjesit që gjendet në shumë vende të tjera me përzierjen e lajmeve, kulturës dhe argëtimit.
Të martën rendi normal i funksionimit ndërpritet në orën 05:30 me orën e Moskës Prezantuesit bëjnë të ditur se oraret televizive janë ndryshuar “për shkak të ngjarjeve të njohura”, dhe do të ketë më shumë lajme dhe aktualitete. Gjatë transemitit të lajmeve bëhet me dije se raportet për forcat ukrainase që shkatërrojnë pajisjet ushtarake ruse janë të rreme, të krijuara për të “mashtruar shikuesit e papërvojë”.
“Në internet vazhdojnë të qarkullojnë pamje të cilat nuk mund të përshkruhen si gjë tjetër veçse false”, shpjegon prezantuesja, ndërsa shikuesit i shfaqen fotografi të asaj që cilësohet si “manipulime virtuale të pa sofistikuara”.
Më vonë në mëngjes, në orën 08:00 me kohën e Moskës, kanali televiziv NTV, i cili është në pronësi të një filiali të Gazprom, një firmë e kontrolluar nga Kremlini përqendrohet pothuajse ekskluzivisht në ngjarjet në Donbas, rajoni në lindje të Ukrainës, ku më 24 shkurt Rusia deklaroi se po fillonte “operacionin e saj special ushtarak” për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.
Nuk u permend asnjë raport për një kolonë ushtarake disa milje të gjatë që po kalonte rrugën e saj nga Bjellorusia në veri në kryeqytetin e Ukrainës Kiev lajm që në Mbretërinë e Bashkuar ishte në krye të raportimeve të BBC Radio 4 gjysmë ore më vonë.
Pra populli rus këto ditë po merr infomacion tejet të cunguar krejt ndryshe nga çfarë po ndodh në të vërtetë në ‘shesh betejë’ në Ukrainë. Megjithatë mijëra rusë të informuar nëpërmjet internetit dhe miqve që jetojnë jashtë Rusisë janë shprehur se janë kundër kësaj lufte duke treguar revoltën e tyre nëpërmjet protestave të shumta që po zhvillohen në qytete të ndryshme të Rusisë.


