Revista amerikane “Travel + Leisure” nxorri listën e ishujve më të bukur të botes për vitin 2021, dhe në krye të saj ka vendosur Milos! Sa i takon ishujve më të mirë në Europë, Greqia ka fituar pjesën më të madhe. I dyti në renditje është Folegandros, ndërmjet Paros dhe Santorinit. Redaktorët e revistës shpjeguan edhe arsyen përse përzgjodhën Milos në vend të parë. Ai e meritoi atë pozicion sipas tyre jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për banorët miqësorë, tavernat e shkëlqyera e mbase, edhe për shkak të statujës së Afërditës, ndërsa ofron mundësi të shumta akomodimi dhe mahnit me shkëmbinjtë e tij vullkanikë.




