Familja e këngëtarit Besnik Qata ka mirëpritur sot pjesëtarin më të ri. Bashkëshortja e Besnikut, Lolita ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të çiftit të cilin prindërit e pagëzuan me emrin Jan.
“Sot me date 09/09/21 erdhi ne jete gezimi im i dyte, Jan Qaka”; shkruan krenar babi Besniku përbri një foto në të cilën ai mban bebushin në krah.
Tre vite më parë dyshja përjetoi për herë të parë ndjesinë e të bërit prind teksa mirëpritën në jetën e tyre vajzën Una.


