Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për identitetet e 14 viktimave të zjarrit të fuqishëm në spitalin Covid të Tetovës. Disa prej trupave janë djegur aq keq, sa do të pritet rezultati i analizëve të ADN-së. Nga të dhënat që ka deri tani, Balkanweb thotë se mes viktimave ka qenë dhe një mjek, si dhe një vajzë e re. “Ngjarja nuk ka ende asgjë zyrtare për identifikimin e personave. Kemi mësuar që mes viktimave ka dhe mosha të reja. Mësohet se mes tyre ishte dhe një 29-vjeçare që ndodhej atje për t’u kujdesur për të ëmën që vuante nga COVID. Është konfirmuar dhe një mjek mes viktimave, që ka qenë pacient me COVID, jo mjek në detyrë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 19 orë nuk ka zhvillime për identifikimin e personave”, thuhet ne shkrim.

