KreuCelebrity

Habit Kristen Stewart: “Kur po xhironim, më vizitoi “fantazma” e Dianës”!

Nëse është vërtet sic thonë, që shpirti rikthehet pas largimit të dikujt nga kjo botë, atëherë Kristen Stewart ka përjetuar vërtet dicka të rralla gjatë xhirimeve të filmit ku interpreton rolin e Princeshës së Uellsit, për të cilin ka marrë mjaft vlerësime nga kritika. Kristen thonë se i është dukur sikur Diana po përpiqej të depërtonte tek ajo. Aktorja foli për  disa “ndjenja drithëruese, shpirtërore duke xhiruar këtë film”, i cili fokusohet tek zhvillimet e tre ditëve gjatë pushimeve të Krishtlindjeve të vitit 1991, kur Diana qëndroi në shtëpinë në Sandringham.  “E ndjeva kaq të gjallë Dianën kur po bëja këtë film, edhe nëse ishte gjithçka një fantazi e imja. Por kishte momente kur trupi dhe mendja ime harronin që ajo kishte vdekur. Ishte… një luftë për ta mbajtur atë gjallë çdo ditë dhe t’i kujtoja vetes se ajo kishte vdekur ishte thjesht e dhimbshme. Më shkatërroi vazhdimisht. Dhe kjo vetë ndihej shumë shpirtërore. Ishte e çuditshme. Dhe e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë në jetën time”, tha Stewart.