KreuCelebrity

Të veshësh rrobat e burrit? Orinda e provoi dhe i shkoi më së miri!

Sa herë kemi lexuar artikujt: ‘si të kombinoni xhinset e të dashurit?’ Vajzat me stil nuk e kanë problem të veshin rroba të partnerëve, madje ndonjëherë i kombinojnë më mirë nga se mendohet! Një gjë të tillë e ka vërtetuar edhe Orinda Huta, e cila ka eksperimentuar me veshjen në këto ditë të ftohta dimri.

Me një fustan të bardhë transparent e çizme ngjyrë kafe, gjithçka duket normale deri sa sheh shkrimin poshtë fotos: “Me pallton e burrit”… E në fakt, kur përqendrohesh, kujton se të nejtën pallto ia ke parë dhe Turit. Sipas Orindës, Hyskaj nuk e ka veshur më që kur një veshje e tillë u pa masivisht në rrugët e kryeqytetit. “Unë nuk i çoj lekët dëm, apo jo?!”, ka shkruar Huta me shaka, ndërsa njihet për pasionin e saj mbi stilin në tërësi.

https://www.instagram.com/p/BckKy3ln2Pp/

E në fakt, më mirë që nuk e ka veshur për gjatë Turi, pasi Orinda ka ditur ta kombinojë si duhet. Tani, futjuni punës të gjeni diçka që ju përshtatet tek garderoba e ‘atij’. Hej, kurrë nuk i dihet!