Ata jetuan për disa kohë të ndarë, aq sa dilluan dyshimet e para se kishte një krisje mes çiftit. Vesa hodhi poshtë çdo thashethem të kësaj natyre, duke sqaruar se çdo gjë mes saj dhe Big Bastës shkonte si më parë. Tashmë, kishte ardhur momenti që familja të bashkohej, kështu që Vesa ka lënë pas Prishtinën për një fillim të ri në Zelandën e Re.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram, ku shihet sëbashku me Lianin duke udhëtuar drejt këtij destinacioni të largët. “Udhëtimi i parë i Lianit, 32 orësh”, ka shkruar Vesa, ndërsa kjo nuk ka qenë e gjitha. Big Basta me të birin në krah, ishte një nga fotot emocionuese që Vesa ndau me fansat. “Më në fund”, ka qenë shkrimi përipër këtij imazhi, ndërsa kujtojmë se familja kishin që në muajin maj të ndarë.

Tashmë, besojmë se të tre do të nisin një jetë të re në Zelandën e largët, të bashkuar, siç e meritojnë!
A nuk depilohet Gigi Hadid?
Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj
Tuna shfaqet vetëm me Tian, pa Patrisin
Rita Ora nuk ka turp të nxjerrë jashtë…
Bleona me fat, ja sa fitoi në kazino

