KreuCelebrity

Alketa Vejsiu sfidon Robert Aliaj

Përpos largimeve të sivjetshme në Dance With Me, duket se finishi i këtij spektakli po afron, ndaj edhe autorët po përgatitin një sërë surprizash për natën e madhe. Jo se deri tani kanë munguar, pasi çdo natë ka pasur të tilla, por finalja, gjithnjë është ndryshe. Mësohet se për natën finale, edhe paneli i jurisë dhe prezantuesja Alketa Vejsiu do të jenë pjesë e surprizave.

Kështu është zbuluar se Alketa Vejsiu do të përballet në duet me anëtarin më polemizues të panelit të jurisë, Robert Dragoti. Do të përballet pikërisht në muzikë, një duet i cili ka gjasa të jetë shumë ndryshe, sepse vetë natyra e artistit Dragoti është e tillë, pa folur që ai është një artist i kompletuar, jo vetëm këngëtar, por edhe edhe piktor. Të presim se çfarë kënge do të kenë zgjedhur. Madje flitet se dueti do të ketë edhe koreografi, e cila do të mundësohet nga koreografi Albi Nako, për të plotësuar gjithë komponentët artistikë.

Me kaq kuriozitet pritet edhe një tjetër surprizë e cila këtë herë i takon Valbona Selimllarit, e cila duket se pas suksesit me vallen e Tropojës që interpretoi në puntatat e shkuara, është duke përgatitur një tjetër kërcim, duke zbuluar kështu një pasion të saj.

Po çfarë surprizash të tjerat do të ketë? Kaq për momentin, të tjerat pritet të zbulohen gjatë ditëve në vijim, por një gjë është e sigurt, që baza e tyre do të jetë kërcimi, ashtu si titulli i spektaklit “Dance With Me”