Vazhdon telenovela Tuna – Patris. Pas lajmeve për ndarjen nga Patrisi, e më pas përgënjeshtrimi që i bëri gjithë kësaj hitorie, vëllai i këtij të fundit se ata nuk janë ndarë, një tis misteri ngrihet sërish mbi raportin e çiftit. Në një moment kur pritej që ata të shfaqeshin së bashku, jo për të konfirmuar se ishin bashkë, por ndoshta për festa, ndodhi krejt e kundërta. Këngëtarja është shfaqur në një foto festive me djalin e saj Tian, ndërsa diçitura ka qenë e qartë: Vetëm në të dy. Po Patrisi ku është në këtë momente? Janë ende bashkë, janë ndarë apo thjesht është një foto e cila nuk ka lidhje me gjithë familjen. Tuna shfaqet e lumtur, ndërsa mban në krahë djalin e saj të veshur si lepurush. Por pikëpyetja më e madhe është tek ajo që thotë Tuna: pra pse vetëm ata të dy? Deri tani as Tuna dhe as Patrisi nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje mbi ndarjen ose jo të tyre, por vetëm vëllai ka bërë një deklaratë publike duke pranuar se mes tyre ka pasur thjesht grindje. “Çdo çift ka zënka, nuk gjen asnjë çift që nuk ka pasur mosmarrëveshje. Janë fallco ato lidhje dhe çifte që nuk kanë probleme. Pastaj dihet si janë nënat pas lindjes. Tuna mund të jetë nervoze. Gjatë kësaj kohe duhet të jetë i kujdesshëm burri. Prandja njerëz, mjaft me “U nda, u nda, u nda”- ka thën Robert Berisha. Madje ai ka pranuar se në fakt shumë shpejt çifti Tuna – Patris dhe i biri do të largohen për pushimë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sesi është e vërteta, të presim nëse mund të ndodhë ndonjë e re në frotin e çiftit Tuna-Patris.

