Një imazh satelitor rrëqethës i uraganit Milton tregon stuhinë duke marrë formën e një kafke përpara se të perplasej mbi Florida-n të mërkurën. Stu Ostro, meteorolog i lartë në Weather Channel, ndau foton e frikshme në X, duke e shfaqur atë pranë një imazhi të ngjashëm të uraganit Matthew në 2016.
Milton dukej sikur ‘po shikonte mbrapa, me një buzëqeshje të frikshme’ teksa vërshonte në gjirin e Meksikes, dhe po shkonte drejt Floridës. Imazhi ogurzi erdhi pak çaste përpara se Milton të godiste shtetin, duke shkaktuar përmbytje dhe erëra shkatërruese, thote Telegrafi. Një përdorues tjetër i X – Storm Chaser Rob nga Alabama – ndau një video të radarit satelitor teksa Milton u shndërrua në formën e keqe.