Avioni i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është ulur në Aeroportin e Rinasit. Janë dy avionë të kompanisë turke që kanë prekur pistën e Rinasit, pasi Erdogan shoqërohet nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan dhe një delegacion i madh.
Rrugët e kryeqytetit janë zbukuruar me flamuj shqiptar dhe turk përpara vizitës së sotme të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Shqipëri. Xhamia e Namazgahut të Tiranës, e cila është xhamia më e madhe në Ballkan dhe ndërtimi i së cilës është ndërmarrë nga Turqia, do të hapet në prani të Erdoganit.
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli!
10 Tetor, 10:26
Për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së presidentiti turk, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash, duke bërë edhe bllokimin e rrugëve në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës rreth 8 orë në Tiranë.
Policia e Shtetit njofton drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar-Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar-Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, do të jetë i bllokuar. Ndërkohë që rrugë të tjera që do të bllokohen janë: nga Rinasi-Qafa e Kasharit-Mbikalimi te Casa Italia-nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir)-Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Ndërkohë prej orës 16:00 do të bllokohen edhe rrugët, “Ismail Qemali”, “Papa Gjon Pali II”, “Ibrahim Rugova”, rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Xhorxh Bush” pasi delegacioni do të drejtohet drejt xhamisë së Namazgjasë për të bërë inaugurimin e saj.



















