Vetem 53 vjec, Jofiel Koço, astrologu i njohur të cilin shpesh e kemi parë nëpër emisione të ndryshme, u gjet i vdekur ne rruge mengjesin e 7 tetorit. Teoria kryesore eshte aktualisht ajo e vetëvrasjes.
Policia përmes një njoftimi bëri me dije se Koço është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati dhe si pasojë e lëndimeve të marra, Koço, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe arsyet që mund ta kenë çuar astrologun në këtë vendim.
Koço raportohet se ishte baba i dy fëmijëve, por jetonte i vetëm. Deri tani arsyeja që e çoi atrologun drejt aktit të vetëflijimit, mbetet nje mister!



















