KreuCelebrity

“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Detaje nga aksidenti me autobot që i mori jetën 25-vjeçarit!

“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Detaje nga aksidenti me

25-vjeçari Petro Piti, drejtues i një autoboti, humbi jetën në aksin rrugor Lushnje-Berat pasi u përplas me një traktor. 25-vjecari u bllokua në mjetin e mbushur me naftë për rreth 1 orë dhe fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i traktorit ishte duke pritur gruan për ta marrë me traktor, por nuk kishte ndezur asnjë sinjalistikë ndriçuese dhe kur ka parë autobotin që po vinte është hedhur nga mjeti.

Ndërkohë viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë e madhe në asfalt. Autoboti ka dalë nga rruga kryesore dhe është kthyer përmbys në tokat bujqësore duke marrë me vete dhe 100 m karraxhatë metalike anësore.

“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Detaje nga aksidenti me

Dyshohet se 25-vjeçari e ka parë me vonesë traktorin prej errësirës dhe pavarësisht frenimit, nuk e shmangu dot përplasjen. Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, Policia e Lushnjës, zjarrfikës dhe një mjet bujqësor janë përpjekur të nxjerrin 25-vjeçarin nga autoboti.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF