KreuCelebrity

Armina Mevlani për arrestin shtëpiak të vjehrrit: Rëndësi shëndeti, drita e diellit do të dalë sërish!

 

Armina Mevlani për arrestin shtëpiak të vjehrrit:

Armina Mevlani ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina” në Tv Klan dhe u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, i cili ndodhet nën arrest shtëpie.

Teksa u pyet si ka ndikuar kjo ngjarje përtej çështjes politike, ajo tha, “Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim”.

Armina Mevlani për arrestin shtëpiak të vjehrrit:

Armina tha se janë në kontakt dhe theksoi se me kohën ka kuptuar e vetmja gjë që ka rëndësi është shëndeti, pastaj të tjerat me kohën rregullohen,

“Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës,  qoftë  në familje apo në marrëdhënie dhe gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndetshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF