KreuCelebrity

Rezart Veleshnja tregon të vërtetën e arrestimit!

Rezart Veleshnja tregon të vërtetën e arrestimit!

Në media sot qarkulloi lajmi se aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, ishte arrestuar nga policia, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një personi dhe më pas e ka shitur.

Për këtë aktori ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet se ndodhet në Pogradec dhe shprehet se s’ka asgjë për të shqetësuar pasi ai thjesht e ka përdorur atë makinë, e cila kishte humbur dhe tashmë është gjetur.

“Ju përshëndes nga Pogradeci. Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë dhe ai automjeti kishte humbur ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur.

Rezart Veleshnja tregon të vërtetën e arrestimit!

Kaq, s’ka asnjë gjë këtu. Jo u arrestua, jo u bë, turp. Është një automjet që ka humbur, e kam përdorur unë dikur. Por unë s’kam lidhje me atë makinë pasi e kam hequr”, u shpreh Veleshnja, duke hedhur poshtë lajmet e arrestimit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF