Ikonat e muzikës Jay-Z dhe Beyoncé së fundmi dolën së bashku me vajzën e tyre, Blue Ivy, për premierën e Disney's Mufasa: The Lion King në Los Angelos. Kjo paraqitje publike vjen mes akuzave të rënda kundër Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter.
-
Një unazë ëndrrash; Selena Gomez merr propozimin për martesë!
12 Dhjetor, 09:37
Reperi është akuzuar në një padi për ngacmim seksual të një vajze 13-vjeçare në një festë pas festës së MTV VMA në vitin 2000, së bashku me Sean "Diddy" Combs. Gruaja, e identifikuar si Jane Doe në ankesë, i nxori këto pretendime, duke e shtyrë Jay-Z të lëshonte një mohim të fortë publik, duke i cilwsuar akuzat si "të neveritshme".
Skandali ka ndezur diskutime rreth ndikimit të tij të mundshëm në pasurinë e madhe prej 3 miliardë dollarësh të Jay-Z dhe Beyonce dhe statusin e tyre të përbashkët si mbretër të muzikës. Neama Rahmani, një ish-prokuror me avokatët e gjyqit të Bregut Perëndimor, vlerësoi situatën. "Vetë akuzat e thjeshta mund të jenë shumë të dëmshme” shpjegoi Rahmani.
Ai vuri në dukje ngjarjet e fundit që përfshinin Diddy, pasuria neto e të cilit thuhet se mori një goditje të konsiderueshme pas akuzave të ngjashme. Rahmani shtoi, "Kjo mund të jetë një ndryshim i lojës për Jay-Z. Ai dhe Beyoncé, ata janë mbretër të muzikës. Taylor Swift mund të jetë e vetmja muzikante që është më e famshme tani”.
Akuzat kanë ngritur pikëpyetje se si pretendime të tilla mund të ndikojnë jo vetëm në karrierën e Jay-Z, por edhe në sipërmarrjet e tij të biznesit dhe imazhin publik. Ndërkohë që procesi ligjor po zhvillohet, çifti i fuqishwm mbetet në sy të publikut.



















