KreuCelebrity

Zbulohen 2 banorët e parë të “BBVA 4”: Emra mjaft të njohur, shkaktojnë polemika!

Zbulohen 2 banorët e parë të “BBVA 4”: Emra mjaft

Burime ekskluzive pranë “Big Brother Vip Albania”, zbuluan per albeu.com se emra të njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi dhe Laert Vasili, do të jenë pjesë këtij edicioni.

Zbulohen 2 banorët e parë të “BBVA 4”: Emra mjaft

Kjo dyshe pritet të sjellë një dinamikë të veçantë në spektakël, duke qenë se të dy njihen për karakterin e tyre të fortë dhe personalitetin e spikatur. Rozana, një artiste shumëdimensionale me sukses si këngëtare, aktore dhe moderatore, do të sjellë energjinë e saj në shtëpi. Kujtojmë se Rozi sapo u shpall edhe fituese e “Kënga Magjike 2024”, ndaj me siguri do ketë edhe çfarë të rrëfeje mbi këtë eksperiencë dhe komentet që mori.

Ndërsa Laert Vasili, një aktor i njohur për rolet e tij teatrale dhe televizive, premton debate të forta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF