KreuCelebrity

Performanca e Celine Dion në Lojërat Olimpike e regjistruar?

 Performanca e Celine Dion në Lojërat Olimpike e regjistruar?

Performanca e Celine Dion në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris 2024 mesa duket ishte regjistruar paraprakisht.  Sipas gazetës franceze Libération, ekspertë të industrisë muzikore që pretendojnë se performanca e 26 korrikut ishte e regjistruar paraprakisht.

“Ajo që dëgjuam në televizion ishte një riprodhim i korrigjuar”, deklaroi për Libération kompozitori dhe interpretuesi Etienne Guéreau. Ndërkohë, një ekspert zëri tha: “Ishte 100% e regjistruar paraprakisht, mund ta dëgjoni që nga notat e para”.

Një muzikant i njohur si Ëings of Pegasus komenton në YouTube se prova dhe performanca reale tingëllonin identike, gjë që, sipas tij, është e pamundur. “Gjithmonë ka ndryshime mes dy versioneve të një këngë live”, tha ai.

Performanca e Celine Dion në Lojërat Olimpike e regjistruar?

Përfaqësuesit e organizatorëve të Lojërave Olimpike nuk kanë pranuar të japin komente lidhur me pretendimet për performancën e Celine Dion. Më heët ata kanë këmbëngulur se performanca ishte tërësisht ‘live’.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF