KreuCelebrity

Pas përjashtimit nga BBVK, reagon Rezart Veleshnja!

Pas përjashtimit nga BBVK, reagon Rezart Veleshnja!

Aktori Rezart Veleshnja që prej një muaji ishte pjesë e BBV, u përjashtua nga formati bashke me një tjetër banor, Besfort Daka. Vendimi per largimin e Rezit u mor nga Vëllai i Madh për shkak se ish-banori kishte thyer rregulloren.

Pas përjashtimit nga BBVK, reagon Rezart Veleshnja!

Konkurentët janë eleminuar nga gara për shkak të shkeljes së etikës. Sipas produksionit gjatë 3 javëve për këta banorë janë shënuar episode të ngacmimeve seksuale, gjuhë urretje, fyerje dhe kërcënime të cilat “Vëllai i madh” nuk i toleroi më.

Sakaq, pas daljes nga BBVK-ja, Rezi ka reaguar përmes një mori postimesh në llogarinë e tij në Instagram.  Ai publikoi në ‘InstaStory’, dhjetëra mesazhe mbështetëse të cilat erdhën në adresë të tij, që kur u eliminua nga gara, dhe po ashtu një video ku falënderoi të gjithë personat që e mbështetën.

“Ju faleminderit shumë për mbështetjen që më keni dhënë i kam parë në Instagram, sapo dola. Ju dua të gjithëve”, tha gjithashtu aktori përmes një videoje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF