“X Factor” ndër vite ka treguar se është një format i dashur që përqafohet nga publiku çdo edicion të tij, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë. Për javë të tëra teleshikuesit mezi presin spektaklin për të parë talentet e reja si fillim e më pas, javë pas jave e gjejnë veten duke bërë ‘tifozllëk’ për konkurrentin që ju ka rrëmbyer zemrën.
Po pse njerëzit e duan “X Factor”? “X Factor” ju jep mundësinë të gjithë konkurrentëve të shfaqin veten, talentin e tyre, mësojnë, rriten profesionalisht javë pas jave, prekin skenën e madhe nga e cila rruga për t’u bërë këngëtar e një artist me emër, bëhet më e lehtë.
Vijnë për të konkurruar pasi vetëm nga edicioni i kaluar i “X Factor”, 7 këngëtarë të dalë prej tij janë pjesë e festivaleve në vend, ku do të përmendim Luna Çaushollin e cila merr pjesë në 3 festivale, në Kosovë, Këngë Magjike dhe në Festivalin e RTSH.
Po ashtu finalisti i “X Factor” Jeti (i cili garon edhe në Festivalin e Këngës në RTSH) Frank Ibrahimi dhe Ingrid konkurrentë në “Këngën Magjike”, ndërsa Kleansa Susaj, Alis, Kejsi në Festivalin e Këngës në RTSH.
Në këtë format talente të moshave të ndryshme, që ndoshta jeta mund mos t'u ketë dhënë mundësinë që talentin e tyre ta zhvillojnë më herët, munden të marrin pjesë e të provojnë veten, e ndoshta drita jeshile shfaqet për ta dhe ëndrrat bëhen realitet.
Kujtojmë që edicioni i 6-të i “X Factor” nisi këtë të premte rrugëtimin e tij në televizionin Klan dhe audienca shënjoi që në nisje të tij, duke rrëmbyer vëmendjen e mbarë publikut shqiptar.