Nëna e Bianca Censorit, Alexandra Censori, ka reaguar pas akuzave të ish-asistentës së Kanye West, Lauren Pisciotta, se reperi dëshironte të kishte një marrëdhënie intime me të. Alexandra në një prononcim për Daily Mail ka shprehur dëshirën për privatësi dhe duke theksuar se nuk do të përfshihet në këtë skandal.
Reagimi i saj vjen pas padisë së Pisciotta-s. Padia prej 88 faqesh, e siguruar nga DailyMail.com, paraqet disa pretendime shqetësuese, duke përfshirë detaje tronditëse rreth sjelljes së West ndaj gruas së tij tani, Bianca Censori. Sipas Pisciotta-s, West kishte një "ngërç" të veçantë, ku ai shpesh fantazonte të bënte seks me nënat e grave me të cilat ishte në një lidhje.
Një nga këto raste dyshohet se ka përfshirë Censori, e cila në atë kohë nuk ishte gruaja e tij, por e përshkruar në padi si një "pjesëmarrëse e një feste seksi" dhe punonjëse. Më 28 shtator 2022, West thuhet se i dërgoi Pisciotta-s një pamje nga ekrani i një bisede që kishte me Censori, në të cilën ai shprehte dëshirën e tij për të bërë seks me nënën e saj, Alexandra.
Padia pretendon se West shkroi një mesazh: "Dua të f**k mamanë tuaj. Para se ajo të largohet”. West më pas dyshohet se i tha Pisciottën se duhet t'i sqaronte Censorit se donte që ajo të ishte dëshmitare e aktit.