KreuCelebrity

Reperi, implant zinxhirësh floriri në vend të flokëve: Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun!

Reperi, implant zinxhirësh floriri në vend të flokëve:


3 vite më parë, reperi spanjoll Dan Sur tronditi fansat e tij me transformimin e tij të çuditshëm: i zëvendësoi flokët me...zinxhirë! Për shkak se shumë e admirojnë dhe tundohen ta kopjojnë artistin ekscentrik, mjekët i kanë paralajmëruar se procedura është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe askush nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë!Dan Sur u tha fansave në një video të TikTok se çfarë përfshinte procedura dhe kjo është diçka vërtet e pazakontë.

Reperi, implant zinxhirësh floriri në vend të flokëve:

“Unë kam një grep të implantuar në kokën time, dhe ai grep mban grepa të tjera dhe të gjitha janë të fiksuara në kafkën time, nën lëkurë. Këto janë flokët e mi. Flokë të artë. Reperi i parë në histori që ka mbjellë flokë të artë”, mburrej reperi në atë kohë.Më pas, kur kritikët i thanë që flokët e tij me zinxhir ishin fallco, ai vendosi të provonte të kundërtën duke treguar se si zinxhirët e tij nuk notojnë në një gotë me ujë.
Edhe pse reperi duket i emocionuar me pamjen e tij të çuditshme, ekspertët nxituan të paralajmërojnë njerëzit e tjerë që mund të dëshironin të provonin edhe stilin. Sigurisht, flokët e lidhur me zinxhirë mund të duken të lezetshëm, por mund të jenë tepër të rrezikshëm për shëndetin tuaj nëse vendosni ta bëni këtë. Dr. Frank Agullo, një kirurg plastik, paralajmëroi fansat e artistit që të mos ngulin asgjë në kokën e tyre, për shkak të rreziqeve të konsiderueshme që mund të sjellë kjo.
“Implantet e këtij lloji nuk janë të sigurta. Ato krijojnë një rrugë të lehtë për bakteret midis botës së jashtme dhe trupit të brendshëm. Në këtë rast, kocka që mbulon trurin. Gjithashtu, jam i shqetësuar për peshën që mbështesin këto grepa. Pesha ose ndonjë tërheqje aksidentale e një brezi ari mund të shkaktojë që implanti të zhvendoset dhe madje të thyejë kafkën.” Sipas raportimeve, edhe kur reperi heq zinxhirët, ai ka grepa të përhershme të ngjitura në kokë. Për shkak të kësaj, dermatologia Dr. Mona Gohara tha se reperi mund të përfundojë "duke përjetuar humbje të përhershme të flokëve për shkak të dëmtimit të folikulave" .

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF