Pas një inspektimi më të thellë, “The Substance” nga regjisorja franceze Coralie Fargeat duket se rezulton një rrëfim ndërgjegjësimi që paralajmëron – në mënyrë mjaft grafike – mbi grackat e verbërisë në të cilat mund të biem duke ndjekur rininë. Premisa dhe komploti i “The Substance” janë të thjeshta: aktorja e njohur dhe guruja e fitnesit Elisabeth Sparkle (Demi Moore) ka një yll në ‘Ëalk of Fame’ dhe një shoë të njohur ushtrimesh.
Në fillim të filmit, ajo po feston ditëlindjen e saj të 50-të dhe zbulon se po pushohet nga puna nga shefi i saj Harvey (Dennis Quaid), një drejtues i poshtë dhe tejet i vrazhdë i botës së argëtimit. Elisabeth gjithnjë e më e shqetësuar mëson për një drogë misterioze të tregut të zi të njohur si Substanca, e cila i premton asaj një version më të ri dhe më vital të vetvetes – me disa paralajmërime. Sue, e interpretuar nga Margaret Qualley, vjen si version i r ii saj, plot epsh e gjallëri që planifikon të rifitojë lavdinë e dikurshme të Elisabeth.
Dyshja duhet vetëm të ndjekë disa rregulla të thjeshta, por të panegociueshme, siç diktohet nga kompania në hije që ofron Substancën. Sigurisht, ky ekuilibër nuk zgjat shumë. Ajo që vijon është një vështrim i çmendur në përpjekjen e dëshpëruar të Elisabeth për të qëndruar mbi ujë, ndërkohë që duhet të merret me varësinë në rritje të Sue ndaj admirimit që ajo shkakton nga të gjithë rreth saj. Gjithçka arrin kulmin në një akt përfundimtar që i sjell kuptim të ri termit “banjë gjaku”. Regjisorja Fargeati tha së fundi Christiane Amanpour-it të CNN se ndërsa ajo vetë ishte në moshën 40-vjeçare, “filloi të kishte këto mendime të çmendura dhe të dhunshme se jeta ime do të mbaronte, se askush nuk do të interesohej më për mua, se unë nuk do të kisha asnjë vlerë. Dhe vërtet e kuptova se sa të dhunshme dhe të fuqishme ishin ato mendime”. Regjisorja vazhdoi të vinte në dukje se ajo dëshironte që filmi të shprehte dhunën, në mënyrën se si shoqëria i trajton dhe përshkruan gratë, gjë që i dha bazë natyrës grafike të përmbajtjes. Kjo është një ndjenjë që Moore e ka prekur gjithashtu kur flet për mënyrën sesi “Substanca” jo vetëm zbulon atë që shoqëria dhe bota u shkakton grave të moshuara, por atë që gratë dhe burrat i shkaktojnë vetes gjithashtu.