Në ditën e veçantë të djalit të saj, i cili bën 1 vjeç,Xhensila Myrtezaj, zbuloi për herë të parë portretin e vogëlushit të saj, Amen dhe beri nje dedikim te veçantë për te birin permes një kënge për të.
Mes rreshtave të këngës Xhensila shpreh mirënjohjen dhe bekimin për ardhjen në jetë të vogëlushit Amen, ndërsa i thotë se deri sa ai të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të heshte. “Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thotë Xhensila mes rreshtash, e cila në videoklip ka përfshirë dhe vajzën e saj Ajka.
Ndërkohë në Instagram këngëtarja ka shkruar: “Edhe 100 heroi im i vogël! 11:11:2023. Zoti i dha dritë parajsës së syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty.” Xhensila u nda nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë Amen. Ndërkohë që pak ditë më parë këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Thuaju”, e cila erdhi si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje. Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila foli për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat.