Aktori Leonardo DiCaprio, i njohur për rolet e tij ikonë në filma si Titanic dhe The Revenant, zgjodhi një rezidencë private në Los Angelos për të pritur miqtë, kolegët dhe familjen në një mbrëmje argëtimi dhe gëzimi me rastin e 50-vjetorit t tij. Ndër të pranishmit ishin Brad Pitt me të dashurën e tij Ines de Ramon, Tobey Maguire, Robert De Niro, Jamie Foxx, Katy Perry dhe Orlando Bloom, Kate Winslet, Cara Delevingne, Paris Hilton e shumë të tjerë.
"Shumë miq të vjetër të Leos ishin atje, shumë producentë dhe regjisorë", tha një burim i brendshëm. Padyshim që të pranishëm kanë qenë edhe modelja Vittoria Ceretti, partnerja e DiCaprios që nga viti 2023.
Sipas aludimeve, një nga momentet më emocionale të mbrëmjes ishte kur Stevie Wonder këndoi Happy Birthday, duke e lënë Leonardo DiCaprion të prekur dukshëm. “Leonardo ishte jashtëzakonisht i lumtur dhe përqafoi të gjithë të ftuarit e tij”, tha burimi.
-
Xhensila Myrtezaj zbulon për herë të parë portretin e të birit!
11 Nëntor, 12:22
Në një intervistë të fundit, DiCaprio foli për të ardhmen e tij dhe planet e tij profesionale. "Do të doja të bëja një film tjetër”, tha ai, duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm para se të largohet nga aktrimi.
Pavarësisht se ka arritur të 50-at, Leonardo DiCaprio nuk ka ndërmend të ndalet, dhe me të vërtetë dëshiron të vazhdojë të jetë një figurë qendrore në botën e kinemasë. Kjo festë e ditëlindjes ka shënuar edhe një moment reflektimi për aktorin, pasi ka festuar jo vetëm arritjen e tij personale, por edhe suksesin dhe respektin që ka fituar ndër vite në botën e Hollivudit.