Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).
Mësohet se aktori është paraqitur pasditen e kësaj të premte në spital dhe tashmë gjendja paraqitet e qetë.
Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.
Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës dhe më pas me ambulancë është dërguar drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.