
Mesditën e kësaj të enjte një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, pranë rrugës së Kavajës në Tiranë. Zjarri zgjati për rreth 3 orë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Së fundmi janë publikuar pamjet që vijnë nga një prej apartamenteve që u dogj, ku shihet se zjarri ka shkaktuar shumë dëmtime kryesisht në murin e dhomës së gjumit.
Grupi hetimor është duke kryer ekspertizën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Deri më tani është arritur në konkluzion se shkak ka qenë një defekt në kondicionerin në katin e 9-të, dhe më pas zjarri është përhapur në banesë dhe në katet e tjera të ndërtesës.
Punonjës të policisë, shërbimit zjarrfikës dhe inxhinierë janë duke kryer vlerësimin e dëmeve. Kujtojmë që 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.



Ellen DeGeneres i rikthehet televizionit!


Horoskopi ditor, e shtunë 16 shtator 2023



Horoskopi ditor, e premte 15 shtator 2023




“U plake tani”, Bleona i kthehet ndjekëses!



Merr flakë një pallat në Tiranë!




