KreuStil Jetese

Nga puthja me Chemical te sherri me Chiara; Fedez thyen heshtjen: Doli një pjesë e imja që..

Nga puthja me Chemical te sherri me Chiara; Fedez thyen heshtjen: Doli një

Specialja “Ferragnez” kushtuar Festivalit të Sanremos është tashmë në Amazon Prime Video. Një orë e dhjetë minuta për të folur për debutimin e Chiara Ferragnit si prezantuese dhe dramat që lindën nga prania e Fedez në event, mbi të gjitha debati i pretenduar i ndodhur në prapaskenë pasi Rosa Chemical puthi reperin.

Për herë të parë që nga shkurti, artisti ka komentuar në rrjetet sociale atë që ka ndodhur dhe pranon përgjegjësitë e tij, përveç pakënaqësisë që i ka shkaktuar bashkëshortes. “U publikua episodi special i Sanremos i ‘The Ferragnez’, një përvojë e rëndësishme profesionale e Chiaras që duhet ta kisha mbështetur, ashtu siç ajo ka bërë gjithmonë me mua. Fatkeqësisht, siç e dini të gjithë, nuk ndodhi kështu”, shkruan ai, teksa më pas shton,

“Ishte një periudhë në të cilën nuk isha i qartë dhe doli një pjesë e imja që nuk krenohem. Më vjen shumë keq për atë që nuk munda të bëja dhe për atë që bëra. Në muajt e fundit kam punuar shumë për veten, shëndetin tim mendor dhe marrëdhënien time, duke u përpjekur të përmirësohem veçanërisht për të mirën e familjes sime”. 

Në javët para Sanremos, Chiara Ferragni e kishte ‘paralajmëruar’ burrin e saj dhe i kishte kërkuar të mbante një ‘profil të ulët’. “Në atë javë unë isha e shqetësuar, kisha frikë se do të bënte diçka që do të më destabilizonte edhe mua. I kërkova që të ishte aty për mua, pa bërë asgjë që mund të më shqetësonte. Ai më tha ‘po’ dhe pastaj sigurisht që nuk e bëri.

Si partner jete doja mbështetjen e tij… Më vjen keq që në nivel emocional ai që duhej të më qetësonte bëri të kundërtën”, shpjegon Chiara.

“Ishte një rrëmujë e madhe, nuk isha në humor. Nuk isha plotësisht i qartë. Unë shkatërrova një nga përvojat më të rëndësishme të karrierës suaj”, shprehet Fedez, teksa Ferragni shton: “U ndjeva e tradhtuar në besimin që të kisha dhënë, ti e dije absolutisht se nuk e kisha fare inatin për puthjen. Por të kam kërkuar të jesh atje si spektator dhe jo si interpretues”.

Më pas Fedez justifikohet duke folur për një periudhë të vështirë që ka kaluar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF