
Nuk duken aspak te mira relatat mes Kim dhe Kourtney Kardashian. Edhe ne fillimin e sezonit të tretë të reality show-t “The Kardashians”, traileri i parë tregon se dy motrat nuk e kane kapercyer zemerimin me njera-tjtren.
Gjithçka filloi kur Kim njoftoi bashkëpunimin e saj me Dolce & Gabbana, e cila kujdesej për dasmën e Kourtney në Itali. Kjo e fundit e konsideroi “tradhti” lëvizjen e motrës së saj, duke e akuzuar atë se donte të linte në hije ditën e saj më të rëndësishme. Në trailerin e serialit të ri, dy motrat duket se nuk i kanë zgjidhur dot mosmarrëveshjet.
Kourtney Kardashian brands sister Kim a 'witch' in explosive argument#KourtneyKardashian #KimKardashian pic.twitter.com/ziDWfhcJbO
Në një moment, ato flasin edhe në telefon, ku Kim Kardashian e pyet të motrën se pse e urren familjen e saj.
“A jeni të kënaqur me gjithë këtë? Ju jeni një person krejtësisht tjetër. Ti na urren, dëshiron që ne të flasim për ty gjatë gjithë kohës ”, dëgjohet duke i thënë Kim.
Edhe pse nuk dëgjohet se çfarë thotë pala tjetër, ajo duket e tërbuar teksa komunikon me Kourtney-n, qe e quan “shtrigë”.
“Ti je një shtrigë. Të urrej”, i thotë Courtney, ndërsa ajo dëgjohet duke qarë.