KreuStil Jetese

“U plake tani”, Bleona i kthehet ndjekëses!

“U plake tani”, Bleona i kthehet ndjekëses!

Bleona Qereti është tërhequr prej disa kohësh nga projektet muzikore, por jo nga rrjetet sociale e sidomos  në Instagram ku bën postime të shpeshta, jo rrallëherë edhe provokuese.

Bleona nuk ngurron ta nxjerrë në pah bukurinë e saj, të cilën e ekspozoi edhe së fundi me disa foto nga një dhomë hoteli që ngjallën komente të shumta nga ndjekësit. Ajo shfaqet e shtrirë teksa lexon një gazetë. Ndërkohë pranë saj qëndron një zonjë që i mban gotën e shampanjës dhe dikush tjetër që i vesh këpucët.

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Pavarësisht se ajo mbetet një nga femrat më joshëse të showbizit shqiptar, sërish komentet negative nuk i shmangu dot. “Se kush ja var më kësaj tani, besoj vetëm pleqtë se në atë kategori është futur kjo”, i ka shkruar një ndjekëse. Këtë koment këngëtarja e ka lexuar dhe ka vendosur që t’i kthejë përgjigje menjëherë.

“Po ti pse ma var shtrohet pyetja? Se këtu as nuk komenton dot nëse nuk më ndjek. Ik tani bëj unfolloë dhe shijo këto vite që të kanë ngelë pa u shqetësuar për mua”, ishte reagimi i Bleonës.  

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF