Për industrinë e prodhimit të makinave, kjo periudhë është shumë e rëndësishme. Po dalin në treg modele të reja makinash, të cilat i përshtaten përdoruesve të të gjitha llojeve. Çdo vit e më tepër po bëhen përmirësime sa i përket pajisjeve përbërëse dhe lëndës djegëse. Makinat e reja vijnë në disa lloje; të vogla, familjare, makina shpejtësie ose luksoze.
Ja disa nga modelet më të mira të makinave për këtë vit:
Citroen Cactus e re: Citroen Cactus ka sjellë një rimodelim të këndshëm më modelin C3, të frymëzuar nga kohët e fundit. Dritat LED janë standarde. Ka mundësi përsonalizimi.
Çmimi: $ 21090
Fiat 500 EV : Pavarësisht se është një format i ri, duket i ngjashëm me modelet e tjera. Ky model ofron më tepër opsione teknologjike, sepse pjesa e brendshme është e ridizajnuar dhe azhornuar.
Çmimi: $33,210
Honda Jazz: Ky model i ri është pak më i rrumbullakët dhe ofron më shumë prakticitet në përdorim. Modelet janë hibride, me lartësi të ngritur dhe stilim të fortë.
Çmimi: $25000- $30500
Kia Picanto e re: Ndryshimet te ky lloj nuk janë të shumta, por ka azhornime te pjesa e brendshme. Ka ekran me prekje 8 inç dhe mundësi për t`u lidhur me 2 telefona.
Çmimi: $13600
Toyota Yaris˸ Kjo Toyota e re më shumë hapësirë të brendshme dhe stilim, falë platformës së saj të re.Është një model hibrid, që së shpejti do të jetë edhe në modele të tjera me të avancuara.
Çmimi: $22100
Volvo V40˸ Një model i ri që pritet të dalë në treg në fund të vitit 2020. I është shtuar lartësia për ngjitje dhe veshja e jashtme.
Çmimi: $32500
Volkswagen ID3˸ Një model i ri i kompanisë së njohur, që ka dalë në treg këtë shtator. Për këtë model do të ketë përmirësime të tjera teknologjike, që do të shtohen në vijim.
Çmimi: $53300
Mercedes EQA˸ Është makina më e vogël elektrike e Mercedes. Ka bateri që rezistojnë deri në 60 km/h dhe motor motor elektrik.
Çmimi: $45500
Scoda Octavia˸ Një model i ri makine i kompanisë çeke. Kjo makië do të jetë më luksoze, më e madhe dhe me opsione të shumta.
Çmimi: $29000
Burimi˸ Carbuyer