Si një virus i ri, dhe ende i panjohur mirë nga shkencëtarët, ne ende nuk e dimë edhe sa kohë do të na duhet të bashkëjetojmë me Covid-19, ndaj zgjidhjet afatgjata të përshtatjes kanë nisur të krijohen.
Prej rreth tre muajsh, ngjarjet kulturore e artistike kanë ndaluar në gjithë botën, dhe ende duket e largët dita kur do të kemi mundësi të ndjekim artistin tonë të preferuar në një koncert ‘live’.
Një kompani amerikane,duket se e ka gjetur një zgjidhje për t’u mbrojtur nga pandemia në një koncert ‘live’, por që ende nuk dihet nëse kjo ‘zgjidhje’ do të aprovohet nga specialistët.
Kompania kaliforniane, ‘Production Club’, ka krijuar një kostum mbrojtës ndaj koronavirus që përfshin një helmetë, një sistem filtrimi dhe një mori dritash LED.
“Micrashell është një zgjidhje për t’i sjellë njerëzit bashkë me siguri”, ka thënë Miguel Risueno, kreu i shpikjeve te Production Club.



















