KreuFashion

Trikini: Bikini kombinuar me maskën do të jenë rrobebanjot e kësaj vere!

Tiziana Scaramuzzo është pronarja e një linje veshjesh plazhi nē Itali, e cila është kthyer në kryefjalën e modës post Covid-19 pasi ‘shpiku’ termin trikini.

Nisi si humor gjatë izolimit në shtëpi për dy muaj për shkak të pandemisë teksa stilistja kombinonte bikinit me maskën, por që duket se termi trikini do të kthehet në domosdoshmëri gjatê muajve të verës.

Jo më si shaka, por mirëfilli biznes, së fundmi Tiziana ka nisur të prodhojë linjën e ‘trikinit’: bikini kombinuar me maskën dhe është shprehur se interesi ka qenë i madh.

Ajo çfarë është e sigurt për sezonin e plazhit të këtij sezoni është fakti se do jetë gjithçka ndryshe nga çdo sezon tjetër, duke nisur që nga rrobebanjot…


Pra, para se të prenotoni për plazhin e kësaj vere, mos harroni të blini ‘trikinit’ tuaja…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF