Pas dy muajsh pauzë, programi i së shtunave në Top Channel që synon të bëjë shqiptarët të lumtur, do të rinisë transmetimin më 16 maj.
Spoti prezantues i puntatës së kësaj të shtune tregon se programi është përshtatur me rregullat e reja prej situatês së krijuar nga Covid-19, ku të ftuarit apo ata qê duan të surprizojnë të dashurit e tyre, ndahen me mes tyre nga një xham i madh.
Ndër të ftuarit specialë të kësaj të shtune në ‘Dua të të bëj të lumtur’ është edhe mjeku i njohur infeksionist, i cili ka qenë kryefjala e këtyre ditëve, Pëllumb Pipero.
‘Jo, nuk e besoj’- dëgjohet të thotë Pipero në një pjesë të shkëputur nga programi, por që nuk zbulohet se çfarê apo cili person qëndron nga ana tjetêr e xhamit, që ka surprizuar aq fort mjekun e njohur.
Gjithçka mbetet për t’u parë mbrëmjen e kësaj të shtune, në rikthimin e ‘Dua të të bëj të lumtur’.