KreuFashion

Rama: Plazhi këtë verë si dikur, në rërë pa shezlonge!

Të gjithë e mbajmë mend plazhin e dikurshëm, kur me një çadêr në dorë dhe disa peshqirë, ishim mëse të pajisur për të bërë plazh, pra pa shezlonge.

Duket se pak a shumë, për verë 2020 i tillë do të jetë plazhi për pushuesit këtë vit, pasi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, për të evituar mundësinë e përhapjes së Covid-19, nuk do të ketë më çadra e shezlongë në çdo cep të rivierës shqiptare siç ka qenë realiteti së fundmi.

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në ‘Opinion’, sqaroi mbrëmjen e së enjtes se sa i përket sezonit turistik, përveç hapësirave përballë hoteleve, këtë vit pushuesit do të mund të vënë çadrën e tyre ku të duan, pa i ndaluar askush; por që sigurisht duke patur parasysh ruajtjen e distancës.


“Hapja e turizmit është risk për tu marrë se nuk rrimë dot pa turizëm, por të gjithë duhet të bëjnë çmos për të zbatuar rregullat. Nuk duam një protokoll të ndërlikuar se nuk do bëjmë plazh me polic e ushtar që të na thonë jo kaq metra, jo aq.

Nuk do lëmë asnjë kontratë private për zhezlonge dhe çadra, përveç hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë vizitorë ata kanë kuadratin e tyre mund t’i vendosin çadrat sipas rregullave. Të tjerat do jenë plazhe të lira publike dhe do bëjmë plazhe si dikur ku shezlonge nuk kishim dhe do akomodohemi me mjetë rrethanore si atëherë kur nuk ishte heq fare, Nuk do dalë asnjë me dhëmb të prishur të thotë paguaj dhjetë euro të futesh andëj të ulesh andej, Plazhet do jenë  për shqiptarët”- u shpreh Rama lidhur me këtë çështje.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF