KreuBusull

Zhduken në mënyrë misterioze dy turiste të huaja në Alpet shqiptare!

Dy turiste të huaja, njëra gjermane dhe tjetra polake janë zhdukur në Alpe. Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtori për Parqet Kombëtare në Mal të Zi, Admir Lalic, ndërsa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Lalic bën apel që kush ka informacion të njoftojë autoritetet.

Sipas të dhënave, dy turistet hynë në Mal të Zi përmes Shqipërisë në vendkalimin Vermosh me makinën e tyre më 13 gusht. Makina e tyre u gjet në një parking në komunën e Plavës.

“Më 14 gusht ato kanë qenë në kontakt me familjet e tyre dhe që prej asaj kohe janë zhdukur”, ka shkruar Lalic në Facebook. Ai kërkon ndihmë që ky informacion të shpërndahet me shpresën që dy vajzat të jenë diku mes malave ndërmjet Kosovës, Shqipërisë apo Malit të Zi. “Ju lutemi kontaktoni autoritetet lokale të policisë nëse dini ndonjë gjë rreth tyre”, shkruan ai.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF